Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zhdukja e Eglant Koçit, del fotoja e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Zhdukja e Eglant Koçit, del fotoja e makinës që dyshohet se u
Makina e dyshuar

Makina që shihni në foto dyshohet se është automjeti që Armand Shaka ka përdorur për të transportuar dhe më pas për të zhdukur trupin e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur.

Sipas njoftimit të policisë, si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar Armand Shaka, 41 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se më 7 qershor u gjet motori i Eglant Koçit, i cili u lokalizua në zonën e “5 Majit”.

Sipas provave të mbledhura deri tani, nga ambienti ku kishte hyrë Koçi ka dalë vetëm autori i dyshuar, i cili mendohet se më pas ai e ka transportuar 34-vjeçarin me këtë automjet.

Kontrolle të shumta janë kryer në ambientin ku dyshohet se Koçi është mbajtur peng, si dhe në zona të ndryshme të Tiranës dhe përgjatë aksit Tiranë-Elbasan, por deri më tani nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Ndërkohë, në pranga ka rënë Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakën pas ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese