Janë zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja. Ky vendim nga prokuroria e Tiranës u mor pasi sipas saj nevojiten edhe disa veprime të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga ana tjetër avokati i të riut që qëlloi Kalanë, Elvis Shkambit, ka kundërshtuar vendimin e Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”, të gjyqtarit të ndjerë. Pasi sipas tij nuk ekziston një bazë ligjore e mjaftueshme për të mbështeur këtë propozim.
Kujtojmë se Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit në 6 tetor të vitit të kaluar, pas një sulmi me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, teksa po mbante procesin gjyqësor për çështje pronësie të familjes Shkambi.
Djali i familjes, Elvis Shkambi e qëlloi gjyqtarin për vdekje. Pasditen e 6 tetorit, autori i ngjarjes u vu në pranga nën akuzë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ku dhe pranoi krimin e bërë.
