Hapësire reklamuese

Bota

30 sekonda para shkundjeve të fuqishme në Venezuelë, si i paralajmëruan Androidet tërmetet e forta, NJOFTIMI që morën mijëra qytetarë

Shkruar nga Newsbomb
30 sekonda para shkundjeve të fuqishme në Venezuelë, si i
Njoftimi që morën qytetarët për tërmetet në Venezuelë

Mund të duket e pamundur por është e vërtetë! Dy tërmetet e fuqishme që ndodhën mbrëmjen e së mërkurës njëra pas tjetrës brenda 39 sekondave në Venezuelë, u paralajmëruan nga celularet Android.

Lajmi është konfirmuar dhe nga një punonjës i Google, i cili në një prononcim të dhënë për Hindustan Times zbuloi se si Sistemi i Alarmeve për Tërmete në Android i kompanisë zbuloi aktivitetin fillestar sizmik në Venezuelë.

Sipas zyrtarit të Google mësohet se Android mbështet kryesisht në dy metoda zbulimi: në Kaliforni, Oregon dhe Uashington, Google bashkëpunoi me sistemin amerikan ShakeAlert, i cili përdor një rrjet prej 1,675 sensorësh tokësor për të përcaktuar vendndodhjen dhe madhësinë e një tërmeti përpara se të kalojë një sinjal në Android.

Ndërsa në vende të tjera, bëhet me dije se sistemi është i bazuar në burime të shumta. Çdo telefon inteligjent raportohet se ka një akselerometër të vogël që mund të ndjejë dridhjet. Kur një telefon kap lëvizje që mund të tregojë një tërmet, menjëherë ai dërgon një sinjal, së bashku me një vendndodhje të përafërt, në serverin e zbulimit të Google.

Njoftimi që morën qytetarët që përdorin Android: 

30 sekonda para shkundjeve të fuqishme në Venezuelë, si i
 

Serveri mbledh të dhëna nga shumë telefona për të konfirmuar nëse është duke ndodhur një tërmet, duke shndërruar në mënyrë efektive miliona pajisje Android në të gjithë botën në një rrjet gjigant sizmometrash të improvizuar.

Bëhet me dije se paralajmërimi i lëshuar nga Android ndodh kryesisht kur bëhet fjalë për tërmete me magnitudë 4.5 ose më shumë.

Ndaj në rastin konkret, duke qenë se të dyja tërmetet e njëpasnjëshme ishin më shumë se 7 ballësh, celularet Samsung përhapën pak çaste para se të ndodhte tërmeti, sinjalizuan se vendit do “të shkundej”.

Sakaq, deri më tani mësohet se numri i personave që kanë humbur jetën nga dy tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme, ka kaluar shifrën 500. Ndërsa të plagosur thuhet se kanë mbetur rreth 3000 persona, ndërsa të zhdukur mendohet të jenë mbi 10.000 individë, për të cilët vijojnë kërkimet për gjetjet e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese