Komisioni Evropian po përgatit një plan të ri që synon t'u mundësojë vendeve kandidate për anëtarësim në BE të përfitojnë nga një sërë avantazhesh ekonomike edhe përpara anëtarësimit të plotë. Kjo nisëm synon të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të nxisë zbatimin e reformave.
Sipas propozimit, vendet kandidate do të kenë mundësi të fitojnë gradualisht akses në programet e financimit të BE-së, marrëveshje preferenciale tregtare dhe pjesërisht në tregun e përbashkët evropian, në varësi të progresit që arrijnë në zbatimin e reformave dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së.
Nisma ka marrë mbështetje të konsiderueshme politike, veçanërisht nga Franca dhe Gjermania, të cilat e shohin integrimin gradual si një mënyrë për të mbajtur vendet kandidate të angazhuara në procesin e reformave edhe nëse anëtarësimi i plotë mbetet disa vite larg.
Komisioni Evropian synon të sigurojë mbështetjen e qeverive të vendeve anëtare për këtë kornizë gjatë mbledhjeve të Këshillit Evropian, që pritet të zhvillohen në tetor ose dhjetor. Përfitimet do të jepen rast pas rasti, në varësi të ecurisë së secilit vend kandidat.
Një nga objektivat kryesore të planit është mbajtja e Ukrainës dhe Moldavisë të angazhuara në procesin, duke u ofruar përfitime konkrete përgjatë rrugës drejt anëtarësimit.
Aktualisht, Bashkimi Evropian ka nëntë vende kandidate. Mali i Zi konsiderohet më pranë anëtarësimit, ndërsa Ukraina dhe Moldavia kanë hapur negociatat. Nga ana tjetër, procesi i anëtarësimit të Serbisë, Turqisë dhe Gjeorgjisë ka mbetur i ngadalësuar.
Duke qenë se propozimet e mëparshme të Komisionit për një model të ashtuquajtur "zgjerim i kundërt" nuk arritën të siguronin mbështetjen e vendeve anëtare, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se tani u takon qeverive të vendosin se si do të ecet përpara me këtë debat.
Edhe kancelari gjerman Friedrich Merz është ndër liderët që mbështesin për procesin e zgjerimit dhe kishte planifikuar ta ngrinte këtë çështje në samitin e Këshillit Evropian të javës së kaluar.
Ndërkohë, një diplomat i përfshirë në bisedime deklaroi se zyrtarët po përpiqen të kompensojnë një "dekadë të humbur" të reformës së zgjerimit, ndërkohë që kapërcenin rezistencën nga qeveritë e vendosura për të siguruar që vendet kandidate të përfundojnë reforma kuptimplote përpara se të bashkohen.
Kos ka folur për Politico në fillim të këtij muaji, ku ka bërë të ditur se Komisioni po zhvillon masa të reja mbrojtëse që do të “gërrmojnë” nëse vendet anëtare të ardhshme tërhiqen nga demokracia ose sundimi i ligjit pas anëtarësimit, një tjetër përpjekje për të siguruar qeveritë se blloku mund të përshpejtojë zgjerimin pa dobësuar standardet e tij.
