Hapësire reklamuese

Bota

Tërmetet e fuqishme “gjunjëzuan” Venezuelën, SHBA tregohet “bujare” dhe i heq përkohësisht disa sanksione

Shkruar nga Newsbomb
Tërmetet e fuqishme “gjunjëzuan” Venezuelën, SHBA
Foto nga Venezuela

Departamenti i Financave të Shetetve të Bashkuara ka njoftuar ditën e sotme se po heq përkohësisht të gjitha sanksionet kundër Venezuelës në mënyrë që të ndihmojë pas tërmeteve shkatërruese që kanë prekur vendin.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka njoftuar se do të lejojë “të gjitha transaksionet” me Venezuelën “që lidhen me përpjekjet e ndihmës për pasojat e tërmetit”. Licenca e përgjithshme mbulon përpunimin dhe transferimin e fondeve në emër të personave nga vendet e treta “për në ose nga” Venezuela, me kusht që ato të mbështesin operacionet e mbuluara nga autorizimi i posaçëm.

Nga ana tjetër qytetarët venezuelian, nuk janë shprehur të kënaqur me ritmin e ngadaltë të veprimeve të shpëtimit të qeverisë, pas dy tërmeteve shkatërruese.

Kujtojmë se gjatë natës midis të mërkurës dhe së enjtes, tërmete me magnitudë 7.5 dhe 7.2 gradë të shkallës Rihter goditën Venezuelën. Prej ku mbetën 589 të vdekur dhe më shumë se 4300 të plagosur. Në vend është shpallur gjedje e jashtëzakonshme ky janë pezulluar fluturimet dhe udhëtimet me tren, si edhe është anuluar mësimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese