Hapësire reklamuese

Bota

"E ka bërë sozia ime", çfarë deklaronte vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk teksa kërkohej nga FBI-ja! Jetonte me një transgjinore

Shkruar nga Newsbomb
"E ka bërë sozia ime", çfarë deklaronte
Partnerja transgjinore Lance Twigs (majtas) dhe Tyler Robinson (djathtas)

"Është sozia ime, kërkon të më fusë në telashe". Kjo është një nga deklaratat e Tylor Robinson, autorit të dyshuar të vrasjes së aktivistit Charlie Kirk pak ditë më parë gjatë një aktiviteti në SHBA.

Babai i Robinson mësohet se ia dorëzoi të birin autoriteteve amerikane ndërsa FBI-së i ka thënë se e ka njohur djalin e tij nga imazhet e kamerave të sigurisë.

Hetuesit kanë tashmë në dorë disa biseda në “Discord”, një platformë online mesazhesh, ku përdorues të tjerë shkruanin se personi në foton e bërë publike si autor i dyshuar ishte pikërisht Tyler Robinson. Njëri prej tyre i shkruajti 22-vjeçarit, duke i thënë: “Ku je”?

Robinson u përgjigj brenda 1 minute, duke bërë humor: Është sozia ime, kërkon të më fusë në telashe.

Tylor Robinson mësohet se jetonte me parneren e tij transgjinore, Lance Twigs 22 vjeç, që ishte kthyer nga burrë në grua, raporton Fox News.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese