Hapësire reklamuese

Aktualitet

Erdogan dhuron pistoleta të personalizuara liderëve botërorë, Karamuço: Janë prodhime shumë elitare, armë zjarri luftarake të vërteta

Shkruar nga Newsbomb
Erdogan dhuron pistoleta të personalizuara liderëve
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka thënë gjatë një interviste në Euronews se Presidenti turk Erdogan ka shpërndarë dhurata të pazakonta për liderët botërorë, pistoleta luftarake të personalizuara me emrat e tyre, të shoqëruara me plumba të vërtetë.

Sipas Karamuços, armët janë prodhime elitare dhe secila është vendosur në një valixhe të vogël të personalizuar. “Mesazhin politik nuk e jap dot, nuk jam i fushës, por janë armë të vërteta me plumba të vërtetë. Ka marrë edhe kryeministri ynë,” tha ai.

Ai shtoi se kryeministri britanik nuk e ka pranuar dhuratën, duke e lënë në ambasadë për të respektuar ligjet e rrepta për armët e zjarrit.

Karamuço shtoi se nuk dihet nëse kryeministri shqiptar do ta sjellë pistoletën në vend, pasi ka rregulla të qarta në legjislacionin ndërkombëtar për transportin e armëve, ndërsa plumbat janë pjesë e setit të dhuratës, duke e bërë atë edhe më simbolike.

“Sot një nga gjërat që promovoi Ankaraja janë dhuratat që iu dhanë liderëve kur u larguan, janë pistoletat. Presidenti Erdogan u shpërndau liderëve botërorë nga një pistoletë të personalizuar me emrat e tyre dhe me plumba të vërtetë. Mesazhin nuk e di, se nuk jam i fushës, mesazhin politik s’e jap dot. Janë prodhime shumë elitare, armë zjarri luftarake të vërteta, Çanik, me plumba të vërtetë, e futur në një valixhe të vogël të personalizuar me emrin e çdo lideri. Ka marrë edhe kryeministri ynë. Nuk e di a do ta sjellë apo jo në Shqipër, se ka disa ligje se si funksionon kjo edhe në legjislacionin ndërkombëtar. Plumbat janë pjesë e setit. Për shembull, kryeministri britanik nuk ka pranuar ta marrë me vete, e ka lënë në ambasadë për të respektuar ligjet për armët e zjarrit, por do ta marrë në një rrugë tjetër”, tha Karamuço.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese