Hapësire reklamuese

Bota

Plani i paqes në Lindjen e Mesme! Trump i jep Iranit 60 ditë kohë për vendim përfundimtar, Teherani del fituese por Izraelit nuk i leverdis dhe aq (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Plani i paqes në Lindjen e Mesme! Trump i jep Iranit 60 ditë kohë
Momenti kur Trump nënshkruan marrëveshjen

Memorandumi i mirëkuptimit i arrirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk është një tekst i thjeshtë armëpushimi.

Bëhet fjalë për gjurmën e parë të një ekuilibri të ri në Lindjen e Mesme por njëkohësisht mbetet dhe një plan veprimi prej 14 pikash për të ardhmen e rajonit.

Siç raportoi newsbomb.al, memorandumi i arrirë i cili pritet të sjellë paqe në rajon, rihap Ngushticën e Hormuzit dhe ul Uashingtonin dhe Teheranin në tryezën e negociatave bërthamore.

Formulimi i memorandumit lidhet ngushtësisht me Libanin, për të cilin parashikohet një fund i  menjëhershëm dhe të përhershëm të operacioneve ushtarake "në të gjitha frontet", dhe një angazhim për të respektuar integritetin dhe sovranitetin e tij territorial. Kjo pikë interpretohet si alarm i kuq në Izrael  pasi Libani nuk shfaqet si një krizë anësore.

Në këtë mes fitimtare del Teherani pasi kështu fiton një mjet diplomatik për çdo sulm të ardhshëm izraelit kundër Hezbollahut ose për çdo diskutim rreth zonës jugore të sigurisë.

Për Izraelin, ky është ndoshta precedenti më i rrezikshëm. Hezbollahu refuzon të jetë nën “ çadrën” e një mirëkuptimi amerikano-iranian dhe nuk dëshiron që liria e veprimit të ushtrisë izraelite të kufizohet nga një marrëveshje të cilën nuk e ka nënshkruar.

Ndërsa afati kohor i caktuar nga Trump, që janë 60 ditë për të marrë një vendim përfundimtar, është cilësuar si i pamjaftueshëm. E vështirë të besohet që brenda dy muajsh programi bërthamor, sanksionet, fondet e ngrira, regjimi i Hormuzit, roli i fuqive rajonale dhe prania e forcave amerikane pranë Iranit do të zgjidhen. 60 ditët janë më shumë politike sesa teknike.

Sakaq, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të fillojnë menjëherë heqjen e bllokadës detare dhe t'i japin fund asaj plotësisht brenda 30 ditësh. Në të njëjtën kohë, pas marrëveshjes përfundimtare, parashikohet largimi i forcave amerikane nga afërsia e Iranit. Kjo është një fitore e qartë për Teheranin pasi Irani është përsëri në gjendje të eksportojë, importojë dhe të operojë ekonomikisht.

Momenti kur Donald Trump nënshkruan marrëveshjen

Memorandumi parashikon një plan prej të paktën 300 miliardë dollarësh për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Iranit , me pjesëmarrjen e partnerëve rajonalë. Trump këmbëngul se Shtetet e Bashkuara nuk do të japin vetë paratë. Por ai e lë rrugën të hapur për financim nga shtetet e Gjirit. Për Teheranin, kjo përbën perspektivën e riintegrimit.

Në zemër të marrëveshjes janë sanksionet të cilat Shtetet e Bashkuara zotohen të japin fund, sipas një orari të dakordësuar, sanksioneve të OKB-së, vendimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe sanksioneve parësore dhe dytësore të SHBA-së.

Përfitimet e Teheranit nga memorandumi i arrirë nuk mbarojnë me kaq. Departamenti i Thesarit i SHBA-së do të lëshojë përjashtime për eksportet e naftës bruto iraniane, produkteve të naftës dhe shërbimeve të lidhura nga bankat te sigurimet dhe transporti.

Përveç kësaj, fondet iraniane të ngrira ose të kufizuara do të bëhen të disponueshme me zbatimin e memorandumit. Formulimi është i gjerë: paratë mund të përdoren për të bërë pagesa për çdo përfitues përfundimtar të caktuar nga Banka Qendrore e Iranit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese