Një bombardues strategjik B-52 Stratofortress i Forcave Ajrore të SHBA-së u rrëzua në Kaliforni, duke shkaktuar vdekjen e të 8 personave në bord. Aksidenti katastrofik ndodhi të hënën, rreth orës 11:20 sipas kohës lokale, menjëherë pas ngritjes nga Baza Ajrore Edëards në shkretëtirën Mojave. Avioni shpërtheu në flakë pas impaktit dhe krijoi një re të madhe tymi të zi.
Autoritetet ushtarake kanë ngritur një bord sigurie për mbledhjen e provave në vendngjarje. Hetimi zyrtar për të përcaktuar shkakun e plotë të rrëzimit të këtij "gjiganti" pritet të zgjasë deri në gjashtë muaj. Sipas ekspertëve të aviacionit ka gjasa që të ketë ndodhur një keqfunksionim i mundshëm i sistemeve të kontrollit të fluturimit, ose një defekt të motorit.
Avioni B-52 Stratofortress ka hyrë në shërbim për herë të parë në vitin 1955 dhe njihet si shtylla kurrizore e forcës bombarduese strategjike të SHBA-së. Ky avion është i aftë të mbajë armë konvencionale dhe bërthamore. Për shkak të mirëmbajtjes dhe përditësimeve të vazhdueshme teknologjike, Forcat Ajrore planifikojnë t'i mbajnë këta avionë në fluturim të paktën deri në vitin 2050. Ky ishte aksidenti i parë fatal i një B-52 në shumë vite, sipas CNN.
UPDATE: 8 crew members killed in B-52 crash at Edwards Air Force Base in California pic.twitter.com/xgOdSwA70n
— BNO News (@BNONews) June 15, 2026
