Një burrë 62-vjeçar nga Nju Jork, Rex Heuerman, u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht pasi pranoi se kishte vrarë tetë gra midis viteve 1993 dhe 2010.
Pas 13 vitesh hetime, Heuerman, një arkitekt i pasur, u arrestua jashtë zyrës së tij në Fifth Avenue dhe u shpall fajtor për rrëmbim, torturë dhe vrasje.
Rasti u zbulua në vitet 2010-2011, kur policia gjeti mbetjet e rreth dhjetë trupave përgjatë brigjeve të Gilgo Beach. Hetimi u përqendrua tek Heuerman në vitin 2022, pasi një makinë e regjistruar në emrin e tij u lidh me një nga viktimat. Ai u arrestua në verën e vitit 2023.
Në shtëpinë e tij në Massapequa Park, hetuesit gjetën prova ADN-je, të dhëna telefonike dhe skedarë kompjuterikë, që e lidhën drejtpërdrejt me krimet. Para gjykatës, Heuerman tha se ishte përgjegjës për çdo akuzë. Gjykatësi e quajti njeri të neveritshëm dhe frikacak.
Viktimat ishin kryesisht gra të reja që punonin si prostituta, dhe disa vëzhgues besojnë se hetimi do të kishte përparuar më shpejt nëse ato nuk do të kishin qenë pjesë e një grupi kaq të brishtë shoqëror.
