Hapësire reklamuese

Bota

Babi i preu fytin logopedit pasi gjeti të birin të zhveshur, DETAJE të reja nga vrasja në Spanjë! 2 vjeçari pa gjithçka, si veproi 24-vjeçari dhe ana tjetër e medaljes për mjekun “e mirë dhe profesional”

Shkruar nga Newsbomb
Babi i preu fytin logopedit pasi gjeti të birin të zhveshur, DETAJE
Foto nga vendi i ngjarjes

Një baba 24-vjeçar ka rënë në prangat e autoriteteve spanjolle të hënën në Valencia të Burjassot, si autor i dyshuar i një vrasjeje. I riu ka goditur për vdekje me thikë në fyt, logopedin e djalit të tij 2 vjeçar, pas dyshimeve se ai kishte abuzuar me fëmijën.

Detaje të reja janë publikuar këtë mëngjes nga mediat spanjolle, sipas të cilave ishte thjesht një takim tjetër në agjendën e ngjeshur të Vicent DC, derisa ai u përball me zemërimin e babit të 2 vjeçarit.

Pasi ka mbërritur në klinikë, babai 24-vjeçar e ka lënë të birin në dhomën e konsultave me logopedin dhe është larguar nga ambienti, për arsye të panjohura ai është rikthuer pak para se të mbaronte seanca e parashikuar, dhe sipas dëshmisë së tij e gjeti 2 vjeçarin pa pantallona dhe pa pelena, në atë moment sytë e tij u errën dhe zemërimi i tij shpërtheu, nën dyshimin se ai kishte abuzuar me të birin. Nga dëshmia e autorit mësohet se ai i tha logopedit: "Ose më trego kamerat ose do të të vras." Nga ana tjetër Vincent ii cili vijonte të mohonte abuzimin i është përgjigjur: "Nuk mund t'i tregoj."

Kaq mjaftoi edhe 24 vjeçari nxorri thikën 15 centimetra të gjatë duke i prerë fytin në sy të të birit, më pas ai e mori dy vjeçarin me duart e përgjakura e çoi në shtëpi, dhe më pas u vetëdorëzua në polici. Gjithë kjo panoramë e ngjarjes, ka gjasa shumë të larta të ketë traumatizur të voglin.

“Logopedi i mirë dhe profesional”

Kjo është ana tjetër e medaljes, këto janë dëshmitë e prindërve të cilët trajonnin fëmijët tek po e njëjta klinikë.

Të martën, nëna e një pacienti mbërriti në klinikë, e paaftë ta fshihte tronditjen e saj pasi dëgjoi lajmin u shpreh: "Ai ishte një person i jashtëzakonshëm . Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar. Ai e trajtoi djalin tim në mënyrë të shkëlqyer dhe nuk patëm kurrë probleme."

Dikush tjetër u shpreh se asnjëhrë nuk është larguar nga takimet por ka pritur në klinikë për fëmijën e saj. Ndërsa një tjetër nënë dëshmoi se: "nëse do të kishte ndodhur ndonjë nga këto situata, fëmija do të bërtiste, do të qante ose diçka e tillë. Përveç kësaj, shumë fëmijë, fëmijë më të rritur e të gjithë, kanë ardhur këtu, dhe unë nuk e kuptoj ...".

Këtë idenë e "mjekut të mirë dhe të pafajshëm" e përforcojnë më shumë autoritetet të cilat nuk kanë vërejtur ankesa të mëparshme në lidhje me logopedin e vrarë në lidhje me raste të tjera të abuzimit seksual.

E për me tej edhe “reviews” në Google për Vincentin, apo klinikën janë më se pozitive, duke e lënë kështu ngjarjen në një “mjegullnajë”.

Hetimi gjyqësor po ecën në dy drejtime. Nga njëra anë, synon të sqarojë ngjarjet që çuan në vdekjen e logopedit në Marxalenes dhe, nga ana tjetër, të përcaktojë nëse ka ndonjë dyshim ose ankesë paraprake që mbështet akuzën e bërë nga babai, i cili, i xhindosur, vrau burrin që e konsideronte abuzues të të birit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese