Foto nga homazhet
Këtë të mërkurë, në qytetin e Fierit u mbajtën homazhe në nder të aktorit të mirënjohur Sotir Stefa.
Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit artistit.
Po ashtu të pranishëm ishin edhe artistë dhe miq të afërt të ndjerit, ndër ta aktori i njohur Luftar Paja, Vasil Vaso, Xhulieta Kulla, si dhe shumë emra të tjerë të artit dhe kulturës.
Me ndarjen nga jeta të Sotir Stefës, qyteti i Fierit humbet një prej figurave më të dashura dhe më të vlerësuara të jetës artistik.
Kliko këtu për të parë VIDEON e plotë.
Sondazh
Poll
