Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Trump "sfidon" haptazi iranianët: Ngushtica e Hormuzit do të hapet sot!

Shkruar nga Newsbomb
Trump "sfidon" haptazi iranianët: Ngushtica e Hormuzit do të
Donald Trump dhe Ngushtica e Hormuzit

Pavarësisht se Irani me bindje të plotë njoftoi se nuk do të ketë akoma një marrëveshje për të qetësuar “gjakrat” në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump, tha se një marrëveshje është planifikuar të nënshkruhet ditën e sotme dhe do të rihapë Ngushticën e Hormuzit.

Sipas CNN mësohet se zyrtarët po përgatiten për një nënshkrim virtual pasi takimi ballë për ballë paraqiti sfida logjistike dhe më shumë mundësi që procesi të prishej.

Memorandumi i paqes do të niste një periudhë të re 60-ditore negociatash mbi mënyrën e zbatimit të kuadrit dhe zgjidhjes së pikave të mbetura ngërç.  

Nga ana tjetër, raporothet se iranianët kanë “devijuar” pak nga pikat kryesore të marrëveshjes me SHBA-në, duke përfshirë në mes dhe çështje kyçe si e ardhmja e programit bërthamor të Teheranit, grupet rajonale të ndërmjetësimit dhe fondet e ngrira iraniane.

Ashtu siç raportoi newsbomb.al para pak ditësh, në një postim të bërë në rrjetin “X”, mesditën e 11 qershorit, autoriteti i ngushticës së Iranit njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet plotësisht, deri në një moment të dytë kur ata do të njoftojnë hapjen e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese