Pasi Trump u zotua se do të hakmerret për rrëzimin e helikopterit amerikan dhe Lindja e Mesme u zgjua sërish me bombardime të reja, iranianët kanë vijuar me sulmet në rajon, si dhe kanë bllokuar Ngushticën e Hormuzit.
Në një postim të bërë në rrjetin “X”, autoriteti i ngushticës së Iranit njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet plotësisht, deri në një moment të dytë kur ata do të njoftojnë hapjen e saj.
“Për shkak të tensioneve të shkaktuara nga forcat agresive amerikane dhe njoftimit të fundit të lëshuar nga Forcat e Armatosura të Republikës së Irlandës, #Ngushtica_e_Hormuzit do të mbyllet plotësisht. Aplikantët që kanë marrë tashmë leje tranziti luten të jenë të duruar dhe të presin njoftim të mëtejshëm nga PGSA” shkruan PSGA në postimin e bërë në “X”.
Menjëherë pas sulmeve hakmarrëse që amerikanët nisën ndaj Iranit, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të jetë e mbyllur.
Reagimi i bërë nga PSGA:
Due to tensions caused by the aggressive US forces and the recent announcement issued by IR Armed Forces, the #Hormuz_Strait will be completely closed. Applicants who have already obtained transit permits are kindly requested to remain patient and await further notice by the PGSA https://t.co/bWHcRIlUle
— PGSA | نهاد مدیریت آبراه خلیج فارس (@PGSA_IRAN) June 11, 2026

