Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është kundërpërgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit iu drejtua politikanë që marin pjesë në protestë me termin “hajvanë”.
Nga protesta, Lapaj deklaroi se shqiptarët i kanë dhënë Ramës besimin për të ushtruar pushtetin për vite me radhë, ndërsa sot, sipas tij, ai po ofendon shqiptarët dhe fëmijët e tyre.
Po ashtu, kreu i “Shqipëria Bëhet” i bëri thirrje kryeministrit që të japë dorëheqjen.
“O delenxhi burrë, që të bënë ministër Kulture, të bënë kryebashkiak dhe tani kryeministër, e ke 30 vite në pushtet, ti sot u thua fëmijëve shqiptarë ‘hajvanë’ vetëm pse nuk janë dakord me hajdutërinë që po bën. Ti je kreu i hajdutëve dhe duhet të japësh dorëheqje. Jep dorëheqjen dhe përballu me rininë e vendit tënd. Largohu nga detyra që nuk të takon”, u shpreh Lapaj.
