Hapësire reklamuese

Ekonomi

Ndërtimi solli rritje ekonomike në vend, bujqësia dhe energjia ndër sektorët me kontributin më të ulët

Shkruar nga Newsbomb
Ndërtimi solli rritje ekonomike në vend, bujqësia dhe energjia
INSTAT

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.79%, niveli më i ulët në pesë vitet e fundit.

Nga janari deri tani, kontributin më të madh në rritjen e ekonomisë e ka pasur sektori i ndërtimit më 1.07 pikë përqindje, e më pas vijnë Administrata publike, Arsimi, Shëndetësia me 1.02 pikë.

Taksat neto mbi produktet kanë dhënë një ndikim pozitiv më 1.54 pikë përqindje dhe transporti, akomodimi dhe shërbimi më 0.62 pikë përqindje.

Sektorët e bujqësisë, industria, energjia dhe uji, informacioni dhe telekomunikacioni ndikuan negativisht në rritjen e ekonomisë përgjatë tremujorit të parë të vitit 2025.

Krahasuar me parashikimet e Ministrisë së financave rritja ekonomike në vitin e kaluar ishte më e ulët, ku pritej rritje me 4.1%.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese