Hapësire reklamuese

Ekonomi

Rritet sërish çmimi i biletave për linjën Korçë-Tiranë, qytetarët do të paguajnë 200 lekë më shumë

Shkruar nga Newsbomb
Rritet sërish çmimi i biletave për linjën
Foto ilustruese

Rritja e çmimit të naftës ka sjellë sërish çmime të reja në transportin ndërqytetas në Korçë.

Aktualisht mësohet se çmimet e biletave të linjës Korçë-Tiranë dhe anasjelltas, janë rritur me 1 mijë lekë më shumë se herën e fundit, ndaj aktulaisht për udhëtimin vajtje-ardhje, qytetarët duhet të paguajnë në total 16 mijë lekë.

Në prononcimë të bërë për mediat, qytetarët janë shprehur se situata sa vjen e bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar. Gjithashtu ata kanë theksuar se rritja e vazhdueshme e çmimeve, përfshirë këtu dhe produktet ushqimore, ka rënduar buxhetin e tyre familjar.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që është rritur kostoja e biletave për linjën Korçë-Tiranë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese