Hapësire reklamuese

FCB Bomb

Imazhi që po mrekullon botën: Christina Koch bëhet gruaja e parë që pa sferën e plotë të tokës

Shkruar nga Newsbomb
Imazhi që po mrekullon botën: Christina Koch bëhet gruaja e
Christina Koch bëhet gruaja e parë që pa sferën e plotë të tokës

Ulja e suksesshme e kapsulës Orion në brigjet e Kalifornisë shënon përfundimin e një prove të rëndësishme për programin Artemis të NASA-s, i cili synon të kthejë astronautët në sipërfaqen e hënës dhe përfundimisht të shtyjë më thellë në sistemin diellor.

Veç pamjeve magjike që NASA ka ofruar për miliona spektatorë në gjithë botën, imazhet që astronautët kanë shkrepur vetë në në rrugën drejt Hënës, tashmë kanë pushtuar rrjetin dhe janë të mrekullueshme.

E tillë është edhe kjo fotografi e shkrepur nga Christina Koch, e cila shihet duke parë sferën e plotë të tokës nga kapsula e Artemis II. Ajo është zyrtarisht gruaja e parë që ka parë sferën e plotë të planetit tonë të bukur.

Imazhi është shndërruar tashmë në një ikonë në internet dhe pa frikë mund të themi se është një nga fotografitë që ka hyrë në histori dhe e tillë do të mbetet për shumë gjatë; e mrekullueshme, historike.

Imazhi që po mrekullon botën: Christina Koch bëhet gruaja e
Christina Koch bëhet gruaja e parë që pa sferën e plotë të tokës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese