Sot shënohet 35 vjetori i themelitmit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. E themeluar në vitin 1991, kjo forcë politike ka shënuar përvjetorin e saj këtë vit me një sërë aktivitetesh dhe tubimesh në qytete të ndryshme të vendit.
Partia Socialiste e Shqipërisë u themelua më 12 qershor 1991 gjatë punimeve të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës së Shqipërisë, duke shënuar tranzicionin e të majtës shqiptare drejt vlerave të social-demokracisë europiane nën drejtimin e liderit të saj të parë historik, Fatos Nano.
Pas kalimit në opozitë në vitin 1992 dhe periudhës së vështirë të burgosjes së kryetarit të saj, partia arriti të riorganizohej dhe të rikthehej në pushtet pas krizës së vitit 1997, duke qeverisur vendin deri në vitin 2005 përmes mandateve të drejtuara nga Fatos Nano, Pandeli Majko dhe Ilir Meta.
Më pas stafeta e kryetarit të partisë kaloi në duart e Edi Ramës, i cili erdhi në pushtet në vitin 2013, e deri në ditët e sotme, me një fokus për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
