Foto ilustruese
Në zonën e Skelës në Vlorë ka ndodhur një përplasje me motive ende të paqarta, ku një person është lënduar me mjet prerës. I plagosuri ka marrë ndihmën e parë nga forcat e policisë, të cilat kanë arritur të ndalin gjakderdhjen derisa mbërriti ambulanca për ta transportuar drejt spitalit.
Ngjarja është ende në hetim dhe pritet që autoritetet të japin më shumë detaje mbi rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.
Sondazh
Poll
