Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Selenicë, gjendet çezma e periudhës së hershme osmane

Shkruar nga Newsbomb
Zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Selenicë, gjendet
çezma e zbuluar

Një zbulim me vlera të larta për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë e Selenicës, ku teksa po punohej për ndërtimin e një depoje uji janë zbuluar rrënojat e një çezme të vjetër.

Pasi janë njoftuar nga banorët e zonës, specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë dokumentuar strukturën e zbuluar. Sipas tyre çezma ruan elementë të rëndësishëm ndërtimorë, mes të cilëve një tubacion qeramike për furnizimin me ujë, kanale shkarkuese dhe mure të ndërtuara me gurë, tjegulla dhe llaç gëlqereje.

Nga analiza paraprake e tipareve arkitekturore dhe materialit qeramik të gjetur në vendngjarje, monumenti mendohet se i përket shekujve XV–XVI, periudhës së hershme osmane. Specialistët kanë vlerësuar se ky zbulim përbën një dëshmi të rëndësishme për historinë dhe zhvillimin e fshatit të Rromës.

Zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Selenicë, gjendet
çezma e periudhës osmane

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese