Hapësire reklamuese

Politikë

Akuzat për blerjen e një shtëpie, Zegjine Çaushi i përgjigjet Berishës: Kam lidhur një kontratë për një apartament që ende nuk ka nisur të ndërtohet

Shkruar nga Newsbomb
Akuzat për blerjen e një shtëpie, Zegjine Çaushi i
Sali Berisha dhe Zegjine Çaushi

Gjatë replikave me kryedemokratin Sali Berisha në Kuvend, deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka komentuar për herë të parë lajmet e publikuara javët e fundit në disa media në lidhje me blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Çaushi deklaroi se ka lidhur një kontratë me një kompani për blerjen e një apartamenti, por theksoi se objekti ende nuk ka nisur të ndërtohet. Ajo shtoi gjithashtu se sipërfaqja e apartamentit dhe vlera prej 250 mijë eurosh, të përmendura në media, nuk janë të sakta.

Deputetja socialiste hodhi akuza edhe ndaj Sali Berishës, duke e akuzuar se po dezinformon opinionin publik lidhur me këtë çështje.

Çaushi: Ti duhet të jesh i fundit që të vish në këtë Kuvend dhe në atë foltore për të folur për protestën. Më gjej një vend në botë, Sali, ku protestohet kundër opozitës dhe liderit të saj. Më gjej një të tillë.

Ajo foltore nuk është tribunë politike për zakonin tënd të vjetër, dezinformimin. Më shiko në sy, Sali. Ashtu siç dezinformove pak minuta më parë shqiptarët për reformën territoriale, ashtu dezinformove edhe për shtëpinë time.

Ndryshe nga ti, Sali, unë nuk kam privatizuar asnjë pëllëmbë tokë, por kam lidhur një kontratë për një apartament, ndërtimi i të cilit ende nuk ka nisur.

Dhe, ndryshe nga sa ke raportuar në ato media ku pastron paratë e pista, nuk janë të sakta as sipërfaqja dhe as çmimi. Ti di të bësh vetëm një gjë, të dezinformosh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese