Hapësire reklamuese

Politikë

Opozita bllokoi foltoren, Balla kërkon ndërprerjen e seancës! Peleshi e kalon në votim: Drejtuesit e institucioneve të pavarura do të raportojnë të enjten

Shkruar nga Newsbomb
Opozita bllokoi foltoren, Balla kërkon ndërprerjen e seancës!
Seanca

Teksa deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi ndërprerjen e seancës plenare.

Balla propozoi që raportimi i drejtuesve të institucioneve të pavarura të shtyhej për seancën e ardhshme, duke ruajtur të njëjtin rend raportimi.

"Pesë institucionet që janë sot të programuara për të raportuar në seancë, të ruhen për seancën e ardhshme. Propozoj që rezolutat për KLP-në, KLSH-në, KLGJ-në, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK-un, ILD-në dhe Avokatin e Popullit të kalojnë në seancën pasardhëse.

Kjo ishte konceptuar dhe u kërkua prej meje, si kryetar i grupit, që të ishte një seancë e posaçme raportimesh, por kjo nuk u arrit. Kërkoj që, pasi të dëgjohet një folës pro dhe një kundër, propozimi im të hidhet në votim.", tha ai.

Pas kërkesës së Ballës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e hodhi propozimin në votim, i cili u miratua, duke çuar në mbylljen e seancës plenare.

Si pasojë, drejtuesit e institucioneve të pavarura do të raportojnë në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet më 23 korrik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese