Hapësire reklamuese

Politikë

Do të përdoren kundër zjarreve, ministri Nufi: Tre avionë "Graphics" mbërrijnë brenda vitit në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Do të përdoren kundër zjarreve, ministri Nufi: Tre avionë
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi

Gjatë një konference për mediat, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se brenda këtij viti në Shqipëri do të mbërrijnë tre avionë "Graphics", të cilët do të përdoren për përballimin e situatave me zjarret.

Sipas ministrit, këta avionë do të shërbejnë për rritjen e kapaciteteve të vendit në luftën kundër zjarreve dhe do të jenë një mbështetje e rëndësishme për strukturat zjarrfikëse.

Nufi shtoi se, sapo avionët të mbërrijnë në Shqipëri, do të nisë edhe procesi i trajnimit të personelit.

Nufi: Sa i përket avionëve "Graphics", Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratat për blerjen e tyre. Është një investim i jashtëzakonshëm për kapacitetet e Shqipërisë. Brenda këtij viti avionët do të jenë këtu. Ata do të vijnë edhe më herët për pjesën e trajnimeve. Kjo do të thotë se do t'i kemi në dispozicion edhe për përballimin e zjarreve.

Nëse do të jetë e nevojshme, do të aktivizohet edhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, por brenda këtij viti tre avionët 'Graphics' do të mbërrijnë në Shqipëri. Kështu, kapacitetet tona do të rriten ndjeshëm, jo vetëm me këta tre avionë, por edhe me helikopterët që disponojnë Forcat e Armatosura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese