Hapësire reklamuese

Politikë

Anuela Ristani refuzon urdhrin e Veliajt, "besniku" i kryebashkiakut e kallëzon në Prokurori! Lufta për Bashkinë: Alban Dokushi do të rikthehet si Sekretar i Përgjithshëm

Shkruar nga Newsbomb
Anuela Ristani refuzon urdhrin e Veliajt, "besniku" i kryebashkiakut e
Ilustrim: Anuela Ristani - Erion Veliaj dhe Alban Dokushi

Drejtuesja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe Sekretari i Përgjithshëm i institucionit, në kohën kur Erion Veliaj ishte jashtë qelisë, Alban Dokushi, kanë nisur një përplasje që ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së kryeqytetit.

Mësohet se në zbatim të vendimit të gjykatës dhe urdhrit të firmosur nga qelia, nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Alban Dokushi është paraqitur në dyert e institucionit për të ushtruar detyrën, por ka marrë përgjigje negative.

Anuela Ristani ka refuzuar të zbatojë urdhrin e kryebashkiakut, duke mos ndryshuar emërimet në Bashkinë e Tiranës, por e ka bërë Alban Dokushin drejtor në një nga drejtoritë në varësi.

"Besniku" i Erion Veliaj nuk është pajtuar me këtë vendim dhe e ka kallëzuar në Prokurori, drejtuesen e komanduar të kryeqytetit, duke i kërkuar organit të akuzës që ta hetojë për veprat penale shpërdorim detyre dhe pengim i ekzekutimit të një vendimi gjyqësor.

Albana Dokushi u shkarkua nga detyra më shumë se një vit më parë, menjëherë sapo kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua, por zgjodhi t'i drejtohej gjykatës, e cila e ka konsideruar shkarkimin të paligjshëm dhe ka vendosur që të rikthehet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Në zbatim të vendimit të togave të zeza, kryebashkiaku Erion Veliaj firmosi nga qelia urdhrin për rikthimin e Alban Dokushit në detyrë, por ai ka gjetur refuzimin e Anuela Ristanit, e cila dikur ka qenë bashkëpunëtore e kryebashkiakut të arrestuar.

Kjo e fundit është komanduar nga kryeministri Edi Rama ën krye të Bashkisë së Tiranës, i cili si rrallëherë, shkoi vetë në mbledhje dhe u bëri të ditur të pranishmëve se në kushtet kur Erion Veliaj ishte në qeli, kryeqyteti duhet të kishte një drejtues dhe në vazhdim do të ishte Anuela Ristani.

Refuzimi për të zbatuar urdhrin e kryebashkiakut për rikthimin e Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm, tregon se pushtetin në Bashkinë e Tiranës e ka tjetërkush dhe jo Erion Veliaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese