Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deputetja braktis PS-në: Nga sot jam e pavarur! Kam vlerat dhe idealet e mia që i kam shprehur para se t'i bashkohesha partisë

Shkruar nga Newsbomb
Deputetja braktis PS-në: Nga sot jam e pavarur! Kam vlerat dhe idealet e
Marjana Koçeku

Deputetja socialiste Marjana Koçeku, përmes një podtimi në rrjetet sociale ka njoftuar largimin e saj nga Partia Socialiste, duke deklaruar se prej sot do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Koçeku shkruan se vendimi i saj lidhet me bindjet dhe parimet që ka mbrojtur ndër vite, duke shtuar se idealet dhe vlerat e saj mbeten të pandryshuara.

Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet dhe vlerat e mia janë ato që i kam pasur dhe i kam shprehur që para se të asociohesha me një parti. Ato m’i përcaktojnë kufijtë”, shkruan deputetja.

Deklarata e Koçekut vjen në një moment të rëndësishëm politik dhe pritet të sjellë reagime në radhët e Partisë Socialiste, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese