Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Fryma fashiste kundërshton!" Rama për protestat e qytetarëve: Po pengojnë futjen e parave në Shqipëri, Yll Limanin e kërcënuan për koncertin

Shkruar nga Newsbomb
"Fryma fashiste kundërshton!" Rama për protestat e
Kryeministri Edi Rama

Episodin e sotëm të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama e nisi duke komnetuar protestat e qytetarëve kundër investimeve amerikane në vend, për të cilat nënvizoi sërish se po ndikojnë në turizmin veror, duke penguar zhvillimin e ekonomisë shqiptare. 

“Duke shkuar në Vlorë dua të cek: anulimet e rezervimeve nga të huajt në Vlorë. Unë nuk mund të dal të them të ndalohet protesta se u dogj shpirti për hotelet. Por nuk mund të rri pa e thënë që dhe në Vlorë dhe në Durrës ka pasur rënie të rezervimeve.

Në Vlorë kanë qenë rreth 95% e atyre që zotërojnë hotele, restorante, bare që i janë bashkuar protestës duke kërkuar mirëkuptim që sezoni mos të dëmtohet, sepse lidhet drejtpërdrejt me familjarët dhe ekonominë kombëtare në Shqipëri” tha Rama.

Ndërsa më tej kryeministri u shpreh i bindur se kjo mënyrë strategjie për të protestuar kundër qeverisë është një agjendë e vjetër e cila nuk do të funksionojë.

“Nëse ne ndalojmë që të hynë në Shqipëri parat, nuk e di në favor të kujt shkon kjo. Nëse ka një agjendë protesta për të penguar Shqipërinë në të katërta anët, e përmes pengesës për të krijuar frustrim , për t’ i bërë njerëzit të heqim qeverinë e të na lënë rehat, kjo është një agjendë jo e re, por që nuk do të funksionoje. Dëmi do të jetë i madh dhe i panevojshëm” shtoi kryeministri.

Po ashtu, kryeministri komentoi sërish shndërrimin e koncerit të këngëtarit mjaft të preferua, Ylli Limani, në një thirrje për protestat kundër Zvërnecit, për të cilën tha se të pranishmit kanë kërcënuar artistin për të anuluar koncertin.

“Tjetër simptomë e panevojshme është bullizmi në rrjet. Kam parë se këngëtari i dashur për një masë njerëzish, nuk është këngëtari im i preferuar sepse in përkas një brezi tjetër, por është një artisti i respektuar që bëri një koncert të jashtëzakonshëm. E kanë kërcënuar me sharje e kërcënime për të anuluar koncertin, e për të mos i dhënë njerëzve kënaqësinë e muzikës sepse njerëzit duan të fokusohen të protesta” u shpreh Rama.

Fjala e Edi Ramës:  Pjesa dominante nuk është se nuk duan që gjërat të shkojnë më mirë, por ashtu siç ata duan, më e keqja vjen për Shqipërinë. Këtu kam parasysh partitë e vogla që mbeten të vogla e u bënë të vjetra. Se çfarë lidhje kanë ata me këtë temë që ka të bëjë me Vlorën nuk e di, ata atje e duan investimin.

Duke shkuar në Vlorë dua të cek: anulimet e rezervimeve nga të huajt në Vlorë. Unë nuk mund të dal të them të ndalohet protesta se u dogj shpirti për hotelet. Por nuk mund të rri pa e thënë që dhe në Vlorë dhe në Durrës ka pasur rënie të rezervimeve.

Në Vlorë kanë qenë rreth 95% e atyre që zotërojnë hotele, restorante, bare që i janë bashkuar protestës duke kërkuar mirëkuptim që sezoni mos të dëmtohet, sepse lidhet drejtpërdrejt me familjarët dhe ekonominë kombëtare në Shqipëri.

Nëse ne ndalojmë që të hynë në Shqipëri paratë, nuk e di në favor të kujt shkon kjo. Nëse ka një agjendë protesta për të penguar Shqipërinë në të katërta anët, e përmes pengesës për të krijuar frustrim , për t’ i bërë njerëzit të heqim qeverinë e të na lënë rehat, kjo është një agjendë jo e re, por që nuk do të funksionoje. Dëmi do të jetë i madh dhe i panevojshëm.

Tjetër simptomë e panevojshme është bullizmi në rrjet. Kam parë se këngëtari i dashur për një masë njerëzish, nuk është këngëtari im i preferuar sepse in përkas një brezi tjetër, por është një artisti i respektuar që bëri një koncert të jashtëzakonshëm. E kanë kërcënuar me sharje e kërcënime për të anuluar koncertin, e për të mos i dhënë njerëzve kënaqësinë e muzikës sepse njerëzit duan të fokusohen të protesta.

Këtu ka një frymë fashiste. Nuk ka nevojë për uniforma e armë, është fryma që thotë që Shqipëria është e shqiptarëve e të tjerët jashtë sepse nuk janë të mirëseardhur. Siç u bë Gjermania e gjermanëve e cila u bë delja e zezë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese