Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Investimi në Zvërnec, Ramën e lënë nervat me gazetaren amerikane: Jared Kushner po fiton një m*t! Ja pse erdhi në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Investimi në Zvërnec, Ramën e lënë nervat me gazetaren
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk e ka ruajtur qetësinë gjatë një interviste me gazetaren amerikane Ines de La Cuetara të rrjetit të madh të lajmeve MSNBC, e cila prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri për të ndjekur protestat kundër projektit në Zvërnec.

Teksa u pyet në lidhje me pretendimet për konflikt interesi rreth investimit në Zvërnec, ku është i përfshirë dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, Rama reagoi me nervozizëm, duke deklaruar se “Kushner po fiton një m*t”.

I pyetur se si do të përfitojnë shqiptarët nga ky projekt, kryeministri tha se negociatat për resortin luksoz në Zvërnec do të vijojnë dhe se nga investimi do të përfitojë i gjithë vendi.

Ç’do të thotë kjo? Ç’do të thotë kjo? Kjo është një broçkull ideologjike, sepse një investim i kësaj madhësie në turizëm synon të ndërtojë diçka spektakolare dhe, sigurisht, që nuk është e aksesueshme për këdo, por sjell shumë të ardhura për të gjithë, sepse vendi përfiton shumë”, u shpreh Rama.

Ndërsa gazetarja e pyeti më tej nëse ekziston konflikt interesi për faktin se Jared Kushner është dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, i cili po negocion marrëveshje në Gaza dhe Ukrainë, ndërkohë që po zhvillon edhe projekte biznesi me vlerë miliarda dollarë, Rama reagoi sërish me tone të ashpra.

Çfarë konflikti interesi? Për çfarë po flisni? Jared Kushner nuk po negocion. Ai po fiton një m*t. Edhe një herë. Ju duhet ta kuptoni. Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu dhe ne filluam të punonim së bashku, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë.

Po negociohet ende dhe tani nuk është si në fillim, sepse nuk është vetëm Jared Kushner. Është Power Holding, një nga kompanitë më të mëdha në Katar, që u përket dy miqve të mi, dy vëllezërve fantastikë nga Katari. Çfarë doni ju këtu? Shkoni dhe luftoni me Trump në Shtetet e Bashkuara. Mos vini këtu të luftoni me Trump. Kjo nuk ka kuptim”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese