Hapësire reklamuese

Politikë

Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama në takimin e 30 qershorit? AXHENDA e kryeministrit

Shkruar nga Newsbomb
Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do
Edi Rama dhe Donald Trump (Foto e shkrepur ne mbledhjen e shkurtit te Bordit te Paqes)

Bordi i Paqes i krijuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me qëllimin për të mbikëqyrur rindërtimin dhe administrimin e pasluftës në Rripin e Gazës, pritet të mblidhet më 30 qershor në një resort në Qipro.

Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, të përfshirë në përgatitjet e takimit, kanë konfirmuar për POLITICO se mbledhja do të zhvillohet në ishullin mesdhetar dhe do të zgjasë dy deri në tre ditë. Sipas tyre qëllimi kryesor është rishikimi i qasjes së bordit, pas zhvendosjes së vëmendjes ndërkombëtare nga zhvillimet e fundit në rajon.

Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësues të Komunitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës si dhe zyra e ish-diplomatit bullgar Nikolai Mladenov, i emëruar më herët si përfaqësues i posaçëm për Gazën. Ndërkohë, Qiproja do të ketë rol vëzhgues në takim, pa qenë bashkëorganizatore e tij.

Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do
Artikulli i Politico

Në këtë kontekst, mbetet e hapur edhe çështja e pjesëmarrjes së vendeve anëtare në nivel të lartë. Sa i përket Shqipërisë, një nga vendet i cili është pjesë e këtij Bordi, pyetja është nëse kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në takimin e Qipros më 30 qershor.

Megjithatë, sipas burimeve për Newsbomb, kryeministri Rama në të njëjtën datë  do të jetë në Gjermani në kuadër të një vizite pune që do të zgjasë deri më 1 korrik. Nuk dihet nëse do t’iu bashkohet atyre në ditët në vijim, duke qenë se ashtu siç thuhet nga POLITICO ky takim do të zgjasë më shumë se një ditë.

Bordi i Paqes i konceptuar nga administrata amerikane si një mekanizëm për të mbikëqyrur rindërtimin shumë miliardë dollarësh të Gazës, ka zhvilluar më herët një takim fillestar në shkurt, por progresi i tij është ngadalësuar për shkak të sfidave financiare, logjistike dhe debatit mbi legjitimitetin ndërkombëtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese