Hapësire reklamuese

Politikë

Mbi një orë diskutime me dyer të mbyllura, Rama lë porosi të qarta për protestat dhe kontaktin me qytetarët, del nga selia rozë i shoqëruar nga Balla (ÇFARË U DISKUTUA NË MBLEDHJE)

Shkruar nga Newsbomb
Mbi një orë diskutime me dyer të mbyllura, Rama lë porosi
Edi Rama dhe Taulant Balla duke dale nga selia roze

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e zhvilluar në selinë rozë mes kryeministrit Edi Rama, drejtuesve politikë të qarqeve dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Takimi i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, u përqendrua kryesisht te situata politike në vend, protestat e fundit dhe angazhimi i strukturave të Partisë Socialiste në terren.

Sipas burimeve, gjatë diskutimeve kryeministri Rama e ka vendosur theksin te çështja e protestave, duke i cilësuar ato si pjesë të një “lufte digjitale”, ndërsa ka kërkuar nga drejtuesit politikë dhe deputetët që të jenë më pranë qytetarëve dhe problematikave të tyre të përditshme.

Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes i është kushtuar komunikimit me qytetarët dhe identifikimit të shqetësimeve reale në komunitete. Rama ka kërkuar që deputetët të njihen nga afër me problematikat që lidhen me infrastrukturën, shërbimet publike dhe çështje të tjera që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.

Mbi një orë diskutime me dyer të mbyllura, Rama lë porosi
Momenti kur Rama u pershendet me Ballen

Po ashtu, kreu i qeverisë ka ritheksuar se zyrat e deputetëve duhet të jenë gjithmonë të hapura dhe funksionale, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të paraqesin shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Në të njëjtën linjë, ai ka kërkuar shtimin e takimeve në terren nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste, me synimin për të forcuar kontaktet me komunitetin dhe për të adresuar më shpejt problemet e evidentuara.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Edi Rama u pa duke dalë nga selia rozë i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Ky i fundit e shoqëroi deri pranë automjetit të tij, ku të dy u përshëndetën ngrohtësisht para se të vijonin me axhendat respektive.

Rama nuk dha asnjë deklaratë për mediat që e prisnin jashtë selisë së Partisë Socialiste. Ai u mjaftua vetëm me një përshëndetje me dorë në drejtim të gazetarëve, për t’u larguar më pas drejt një takimi tjetër të planifikuar në axhendën e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese