Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama i çon mesazh hoxhës: Po ti për llogari të kujt je futur në protestë, se vendi yt është në xhami?! Mos bëj punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama i çon mesazh hoxhës: Po ti për llogari të kujt je
Ilustrim: Edi Rama - Arben Kola - hoxha Mustafa Tërniqi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për personat që qëndrojnë pranë protestës qytetare, duke ju përgjigjur këtë herë një hoxhe me emrin Mustafa Tërniqi, i cili ka sulmuar një nga drejtuesit e protestës, aktivistin Arben Kola.

Edi Rama pyet hoxhën që sulmon Arben Kolën, se për llogari të kujt ai është futur në protestë, kur dihet se vendi i tij është në xhami dhe jo "të fusë xixa" mes shqiptarëve.

"Po pyetja ime tani është, po ti o hoxhë për llogari të kujt je futur në protestë se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet, Kurani thotë se mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen?¿

Pra shkurt llafi, të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën", shkruan Edi Rama.

Reagimi i kryeministrit ndaj hoxhës me emrin Mustafa Tërniqi vjen pas një shënimi të këtij të fundit ndaj Arben Kolës, ku aludohet se ai si një nga drejtuesit e protestës ka qëllime të tjera, jo ato që kërkojnë qytetarët.

"Së pari, ky njeri nuk e përfaqëson protestën qytetare dhe nuk ka si të flasë në emër të saj. Ai nuk është organizator, sepse protesta është e të gjithëve. Për rrjedhojë, nuk mund të japë verdikte dhe as të flasë si drejtues apo shef i protestës.

Së dyti, mënyra si flet dhe qasja që ndjek të krijojnë përshtypjen se ai vetë mund të jetë futur në protestë për llogari që i di vetëm ai, ose që mund të bëhen të qarta më vonë", shkruan ndër të tjera hoxha. Ky shënim i tij, ka nxitur reagimin e Edi Ramës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese