Hapësire reklamuese

Politikë

Erlis Sina, protestuesi “VIP” i së martës? Postimet në mbështetje të Berishës, fotot me dy gishtat lart nga Bulevardi dhe debati me komentuesit: Ti të vrisje për Saliun...

Shkruar nga Newsbomb
Erlis Sina, protestuesi “VIP” i së martës? Postimet
Elisa Sina dhe Sali Berisha

Që prej mëngjesit të kësaj të marte protestuesi Erlis Sina ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi vetë kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale fotografinë, teksa qëndronte i vetëm përballë godinës së Kryeministrisë pasi kishte kaluar natën në shenjë të rezistencës së protestës së nisur prej 24 ditësh.

Në një letër të gjatë publike, Rama shkruante se nuk e shihte Sinën si “humbësin e një proteste”, por si një qytetar që kishte mbetur besnik bindjeve të tij, duke pranuar gjithashtu se zemërimi i tij mund të buronte nga probleme reale si korrupsioni, padrejtësitë, çështjet e pronave, shëndetësia apo arroganca e pushtetit.

Megjithatë, Erlis Sina nuk është një figurë e panjohur për ata që ndjekin zhvillimet politike në vend. Ai ka qenë i pranishëm në një sërë protestash ndër vite, përfshirë dhe ato të organizuara nga opozita dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Pikërisht ky fakt është vënë në dukje edhe nga komentues të shumtë në rrjetet sociale, pas reagimit që Sina i bëri kryeministrit, duke i kthyer përgjigje dhe duke theksuar se nuk ishte si ai.

Në një prej tyre Sina i është përgjigjur një komentuesi që e akuzonte për mbështetje të vazhdueshme ndaj Berishës, duke deklaruar se “nuk kanë lindur ende ata burra që më zvarrisin mua”, ndërsa shtonte se “Edi Rama e ka provuar dhe nuk ia ka dalë”.

Erlis Sina, protestuesi “VIP” i së martës? Postimet
Komentet ne reagimin e bere nga Erlis Sina

Sakaq, një vështrim të profilit të tij në rrjetet sociale shihet se Sina ka publikuar vazhdimisht postime në mbëhstetje të Sali Berishës dhe kauzave të opozitës, ndërkohë që vlen të theksohet se një nga kërkesat e qytetarëve në këtë protestë është dhe largimi i ish-kryeministrit dhe njëkohësisht kreut të Partisë Demokratike.

Erlis Sina, protestuesi “VIP” i së martës? Postimet
Postim i bere nga Erlis Sina

Madje në disa prej reagimeve të tij publike, ai ka pretenduar se ka rënë pre e sulmeve nga patronazhistët, duke pohuar se në raste të ndryshme i janë mbyllur edhe llogaritë në rrjetet sociale për shkak të angazhimit të tij politik.

Edhe gjatë ditëve të fundit, gjatë protestave të qytetarëve të cilat janë paguar si “Revolucioni i Flamingove”, Sina është shfaqur aktiv. Në fotografitë e publikuar prej tij nga Bulevardi, ai pozon para kamerës me dy gishtat lart, simbol ky i së djathtës shqiptare.

Erlis Sina, protestuesi “VIP” i së martës? Postimet
Foto nga protesta

Ndërkohë që së fundmi vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se Partia Demokratike mbështet plotësisht kërkesat e protestuesve dhe se do të “luftojnë” që ato të plotësohen, duke i siguruar qytetarëve që zëri i tyre do të dëgjohet edhe në arenën ndërkombëtare.

“Ne kemi mbështetur plotësisht pesë kërkesat e para dhe mbështetja ndaj tyre përbën një nga motivet më themelore të angazhimit tonë total, jo me simbolet dhe sloganet tonat por si anëtarësi dhe mbështetës të PD bazuar në fibrën qytetare. Kërkesat e paraqitura dje garantoj protestuesit se do të konsiderohen me seriozitetin më të madh si në aktivitetin tonë direkt kombëtar ashtu dhe në aktivitetin ndërkombëtar. Dueht të theksoj këtu se ne në të gjitha lidhjet tona dhe aktivitetet ndërkombëtare kemi qenë kemi mbrojtur kauzën e drejtë të protestuesve jemi të gatshëm të trajtojmë me seriozitetin më të madh dhe insistoj se parlamenti të ndërpresë çdo lloj aktiviteti tjetër dhe të merret me trajtimin e kërkesave të drejtave të protestuesve, të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë”, tha Sali Berisha së fundmi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese