Ditën e hënë Dritan Goxhaj dha kërkesat e protestuesve nga protesta dhe më pas erdhi menjëherë reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili nisur nga postimet e Goxhajt në rrjet e konsideroi atë si një zëdhenës të interesave të Iranit. Kjo “përballje” e heshur mes të dyve ndezi shumë debate e polemika në rrjet e politikë, e ndërkohë ditën e sotme Rama ka bërë sërish një reagim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, po përsëri në lidhje me Goxhajn.
Kryeministri ka ndarë një dokumet i cili daton që prej viti 1999, një njoftim i bërë nën emër të “Komandat Plaku”, dhe që mbart vulën e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në të shkruhet se Dritan Goxhaj “me mendjemadhësi” nuk pranoi të merrte pjesë në luftën për Çlirimin e Kosovës.
Rama në postimin e tij ka shkruar: “Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”
Duke shtuar ë tej se nuk duhet të bëhet shaka me ndërhyrjen e Iranit në protetsë: “Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet”
Postimi i plotë:
“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah
Ndërsa këto janë fjalët e mia:
Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së
Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet
