Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij portretet e disa prej protestuesve që kanë dalë çdo pasdite ne shesh duke kërkuar dorëheqjen e tij, disa prej tyre personazhe të njohur të politikës, medias dhe showbizit.
Ai i quan këto personazhe "tam-tamexhinj" dhe se me tubimet e tyre, ata "kujtuan se u bë bulevardi kos për lugët e tyre të ndryshkura, u thonë flamingove se rezoluta e djeshme e Parlamentit Europian na qenkej fitorja e tyre e parë!"
Newsbomb.al ka mundur të identifikojë një nga një personazhet e listuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa disa kanë nisur të reagojnë në rrjetet e tyre sociale dhe e shohin publikimin si një kërcënim dhe paralajmëron se do të kërkojnë azil.
Ai i quan protestuesit "flamingo", nisur emri që ka marrë lëvizja qytetare, ndërkohë që thekson se ata e kanë marrë fitoren e parë me qytetarinë e tubimit të tyre, por ama "po shijojnë sfilatën e bukur në bulevard mes sorrave, korbave e llapaqorrave."
Epiteti i fundit u drejtohet tipikisht dy drejtuesve të partive të vogla opozitare që janë çdo pasdite mes protestuesve, ndërsa newsbomb.al ka arritur të identifikojë mes portreteve edhe dy ish-bashkëpunëtorë të hershëm të Edi Ramës; pikërisht Arta Dade dhe Ditmir Bushati.
Dy politikanë me integritet dhe arritje të mëdha personale e profesionale, por që këto ditë protestash janë rreshtuar krah qytetarëve dhe kanë refuzuar pjesëmarrjen në aktivitetet për 35 vjetorin e Partisë Socialiste.
Në fotografi, nisur nga e majta në të djathtë, sipër, janë: Arlind Qori, Arta Dade, Flor Binaj, Dea Michelle Hoxha, Dojna Mema, Agron Shehaj, Dea Vjeri, Redi Muçi, Adriatik Lapaj, Fatma Haxhimali, Ditmir Bushati dhe Fjoralba Ponari.
