Hapësire reklamuese

Politikë

“Flamingot kanë shtegtuar nga bulevardi!” Ministri Demo flet për protestat dhe fondet 30 milionë euro për emergjencat dhe transportin urban

Shkruar nga Newsbomb
“Flamingot kanë shtegtuar nga bulevardi!” Ministri Demo flet
Ervin Demo

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo gjatë një konference për shtyp të mbajtur ditën e sotme u shpreh se infrastruktura e emergjencave do të përmirësohet për shkak të një fondi prej 20 milionë eurosh. Teksa më tej theksoi se edhe transporti urban do të përmirësohet duke përdorur një financim prej 10 milionë eurosh. Po ashtu ai foli edhe për bonusin e zjarrfikësve, i cili do të përfshijë një mbështejte për të gjithë ata që “luftojnë” me zjarret.

“20 milion euro do të jenë të fokusuara në logjistikë sa u përket infrastrukturës së emergjencave. Kemi financim prej 10 milion eurosh që do të jetë i fokusuar në një program të ri për përmirësimin e transportit urban, i cili problematikat po i nxjerr më shumë në pah. Besoj do të jetë edhe përgjigje e ankesave që ne hasim. Shumë shpejt do të dalim me një paketë mbështetëse për ata që janë në vijën e parë. Bonusi i zjarrfikësve do të shpërndahet për të gjithë ata që luftojnë me zjarret gjatë sezonit”, u shpreh ministri.

Ministri po ashtu u pyet për protestën e këtyre 36 ditëve të fundit, teksa një prej kërkesave të saj është anulimi i “Paketës së Maleve”. Demo, nisur nga arkivoli i cili u shfaq në bulevard ditën e shtunë, u shpreh se “flamingot kanë shtegtuar nga bulevardi”.

Ndërsa sa u përket kërkesave të tjera ai u shpreh se qeveria është gati për të dialoguar, teksa u shpreh se tre prej kërkesave të bëra, ishin kërkuar edhe më parë nga një subjekt politik, referuar këtu Partisë Demokratike.

"Vetë protesta në 36 ditë ka pësuar një metamorfozë shumë interesante sepse zgjodhi simbolet për të komunikuar disa mesazhe, ku i pari ishte flamingo. Pas 36 ditësh, nga flamingo na u shfaq një arkivol. Ky është një rrugëtim interesant. Nëpërmjet vdekjes s’mund të perceptohet zhvillim. Duket sikur flamingot kanë shtegtuar nga bulevardi. Detyra jonë është që flamingot të ndihen si në shtëpinë e tyre kudo. Referuar kërkesave, jemi duke marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat që janë të qenësishme. Mendoj që kjo protestë sjell energji dhe karburant të shtuar sa u përket reformave. Do ta kemi vëmendjen e duhur që jo thjesht t’i dëgjojmë e lexojmë, por edhe të flasim me këdo që është i prirur drejt një komunikimi që ofron produkt real. 3 kërkesat, nga një subjekt politik janë kërkuar nga një subjekt politik para se të fillonte protesta. Për Paketën e Maleve ishin mbledhur edhe firma. Ka shumë hapësirë ku nisma të caktuara përdoren për të qenë një lloj instrumenti ku të ngjallë dyshime apo vëmendje, por kjo është pjesë e politikës”, u shpreh Demo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese