Hapësire reklamuese

Politikë

Qytetarët mblidhen për të 37-tën ditë radhazi poshtë zyrës së Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij: Nuk do të heqim dorë, është e panegociueshme

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët mblidhen për të 37-tën ditë radhazi
Pamje nga protesta

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish këtë të hënë për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në ditën e 37-të të këtij “revolucioni”, ashtu sikurse është quajtur nga qytetarët, ata janë duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë si dhe klasës së vjetër politike, përfshirë këtu kryetarin e së djathtës shqiptare, Sali Berishës.

Ashtu si dhe herët e tjera fillimisht protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë vazhduar drejt Kryeministrisë. Për mediat ata janë shprehur se kërkesa e tyre për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë është e panegociueshme dhe do të vijojnë qëndresën e tyre derisa ta arrijnë.

Sakaq koordinatorët e tubimit u kanë bërë thirrje protestuesve që të mos bien pre e provokimeve duke theksuar se protesta e tyre është paqësore. Gjithashtu një thirrje kanë pasur për të gjithë shqiptarët, si brenda po dhe jashtë vendit, që t’i bashkohen këtij marshimi të cilin e kanë cilësuar si “vendimtar”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese