Hapësire reklamuese

Politikë

Arkivoli në protestë nxit edhe Ulsi Manjën: 35 vite që shkelin mbi gjak

Shkruar nga Newsbomb
Arkivoli në protestë nxit edhe Ulsi Manjën: 35 vite që
Ulsi Manja, arkivoli ne bulevard

Protesta e kësaj të shtune ka përkuar edhe me 62-vjetorin e lindjes së kryeministrit Edi Rama duke sjellë dhe disa torta me mbishkrime të ndryshme. Ndërkohë, një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë protestës ishte shfaqja e një arkivoli në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ky veprim është dënuar fort nga deputetë e ministra të Partisë Socialiste. Një reagim është bërë nga ish-ministri i Drejtësisë dhe aktualisht deputeti Ulsi Manja.

I cili ka ndarë videon në llogarinë e tij në “Facebook”, dhe ashtu si Balla ia ka atribuar këtë veprim të cilin e quajti "primitiv",  Partisë Demokratike, teksa u ka kërkuar ndjesë ndjekësve për pamjet.

“Unë nuk e di pse çuditeni me këtë veprim primitiv, politik dhe çnjerëzor të militantëve të PD-së. Ata kanë 35 vjet që shkelin mbi gjak dhe ecin me arkëmorte në krah!

*Shënim: Një ndjesë të sinqertë të gjithë ndjeksëve për pamjet dhe ndjesinë”, ka shrkuar Manja.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese