Hapësire reklamuese

Politikë

“Kundërshtarëve të mi”, Rama u përgjigjet kritikëve me poezinë e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

Shkruar nga Newsbomb
“Kundërshtarëve të mi”, Rama u përgjigjet
Edi Rama, poezia e Agollit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” në lidhje me protestat e këtyre 36 ditëve të fundit, duke iu përgjigjur akuzave të hedhura ndaj tij kësaj here me një poezi të Dritëro Agollit.

Poezia e përzgjedhur nga kryeministri titullohet “Kundërshtarëve të mi”, e vitit 1994. Krahas poezisë ai ka shkruar: “Mirëmengjes dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë”

Në këtë poezi Dritëro Agolli, përcjell një mesazh ironie ndaj atyre që kritikojnë apo hedhin baltë mbi punën e tij, duke e kthyer këtë në një metaforë për rritjen e tij dhe të veprës së tij, kështu duket se edhe Rama e krahason “situatën” e Agollit me të vetën.

Poezia e Dritëro Agollit:

Ju aq baltë po hidhni mbi mua,
Sa në baltën që kam përmbi trup,
Mund të mbijë një dardhë a një ftua,
Një korije e madhe me dushk.

Në korije dhe dru mund të mbani,
Mund të shkoni për gjah me langonj,
Mund të ngjiti në pemë të hani,
Po të doni dhe dardha dhe ftonj.

Balta ngrihet mbi mua e pasur,
Sa mbi baltën korija bleron…
Trupin tim ma bleruat padashur
Dhe ma bëtë vërtet plantacion.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese