Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën në Kongresin e PS, ku u shoreh se nuk ka qëllim vetëm të fitojë zgjedhjet e 2024, por do të luajnë për të fituar të gjitha garat, në 12 qarqet e Shqipërisë.
“Do ndërtojmë skuadrën e madhe elektorale, do të hymë jo për të marrë thjesht mandatin e katërt, por për fitoren më shembullore të të gjithë serisë së fitoreve tona. Sot nga kjo foltore e socialisteve do t’u them shqiptarëve që duan ta çojnë Shqipërinë bashkë me mua PS në majën sfiduese të 2030, shqiptarët që duan të japin dorën e tyre për të ngritur në Bruksel flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në fund të këtij 10 vjeçari.
Mandati ynë i katërt në një punë të gjatë e të vështirë, punë të jashtëzakonshme për ta kapërcyer kthesën e madhe historike që nisëm një dekadë më parë dhe nisur një proces në anëtarësimin në BE.
Përvojës së domosdoshme të deputetëve me vjetërsi dhe ndërgjegjie në PS, do t’i duhen dijet dhe dëshira e të rinjëve që do afrohen me doemos për mandatin e katërt. Njerëz të rinj dhe energji, ambicie dhe vullnet për Shqipërinë. Do luajmë për të fituar të gjitha garat, në 12 qarqet e Shqipërisë.
Për herë të parë shqiptarët do votojnë nga vendi ku jetojnë, falë vendosjes së kësaj të drejte në Kodin Zgjedhor. Sot ndihem mirë përpara delegatëve të huaj, përcjell ndjenjën time me respektin më të thellë për shqiptarët në Greqi dhe në Itali. Më dhuruan një energji të jashtëzakonshme.
Të rinjtë do të jenë gjithë kohën duke dhënë mbështetje në komunitete dhe grupet përkatëse. Gratë dhe vajzat të mos ngurojnë të guxojë dhe bashkohen më PS.”



