Hapësire reklamuese

Politikë

Rama bën bashkë grupin parlamentar të Partisë Socialiste në mbledhje të zgjeruar (DATA-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Rama bën bashkë grupin parlamentar të Partisë Socialiste
Foto arkive

Partia Socialiste do të zhvillojë këtë të shtunë, në orën 10:00 mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave, teksa mësohet se lajmërimi për takimin u është dërguar deputetëve pak më parë, sipas Euronews.

Ky takim vjen në një periudhë të trazuar për Partinë Socialiste, me largimin e deputetes Marjana Koçeku që kryesonte listën e socialistëve të Shkodrës dhe mes debateve dhe protestave për resortin në Zvërnec.

Ai shënon edhe rikthimin e mbledhjeve të përmuajshme të grupit parlamentar socialist, të cilat nuk janë zhvilluar prej muajit prill. Pritet që në fokus të jenë çështje që lidhen me agjendën politike dhe prioritetet e qeverisë për periudhën në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese