Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga bonusi për zjarrfikësit te financimi për përmirësimin e transportit urban, ministri Demo: Qeveria do të japë 65 milionë euro financim shtesë

Shkruar nga Newsbomb
Nga bonusi për zjarrfikësit te financimi për
Ministri për Qeverinë Vendore, Ervin Demo

Në një komunikim për mediat Ministri për Qeverinë Vendore, Ervin Demo foli në lidhje me rritjen e kapaciteteve në nivel vendor, grantin e performancës dhe digjitalizimin ku tha se janë parashikuar fonde shtesë për investime në infrastrukturë.

Sipas ministrit 65 milion euro janë parashikuar të shkojnë për investime shtesë, gjysma e së cilave janë fokusuar në fuqizimin e kapaciteteve vendore për çështjen e logjistikës. Ndërsa një tjetër program financimi prej 10 milion eurosh do të shkojë për përmirësimin e transportit urban.

Ai u ndal gjithashtu te Paketa e Maleve ku shoti se mbi 50 bashki i kanë përcaktuar zonat pritoritare dhe deri më tani kanë kryer mbi 9000 aplikime.

65 milionë euro financim shtesë, ku më shumë se gjysma e tij është përqendruar tashmë në infrastrukturën lokale. 30 milion euro tashmë do të jenë të fokusuara në fuqizimin e kapaciteteve vendore për sa i përket logjistikës. Kemi bashkitë e para ku katër katër prej tyre tashmë kanë miratuar fituesit ose ata të cilët janë vlerësuar në bazë të aplikimit dhe tashmë kanë marrë vendimin e këshillit bashkiak”, tha ai.

Një tjetër pikë kryesorë gjatë komunikimit për mediat ku u ndal ministri Ervin Demo ushte edhe masat konkrete për parandalimin e zjarreve për shkak te temperaturave te larta. Sipas tij bonusi, që zakonisht jepet në fund të sezonit për linjën e parë përgjegjëse, do të jepet në fillim.

Shumë shpejt do dalim me një paketë edhe mbështetëse për të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të përgjigjes. Atë bonus që shpeshherë e japim të gjithë zjarrëfikësve në fund të sezonit të zjarreve. Në fakt qeveria do dali shumë shpejt me një propozim që ky bonus të shpërndahet në fillim të sezonit brenda muajit korrik”, theksoi ministri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese