Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Saimir Korreshi “heq kostumin” e politikanit dhe u bashkohet mijëra qytetarëve në protestë: Sot, s’jam si deputet! Çdo i korruptuar duhet të shkojë në burg

Shkruar nga Newsbomb
Saimir Korreshi “heq kostumin” e politikanit dhe u bashkohet
Saimir Korreshi ne proteste

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është “zhveshur” këtë të hënë nga kostumi i politikanit dhe ka dalë në bulevard, ku iu bashkua mijëra qytetarëve që protestuan në ditën e 16-të të tubimit qytetar.

Gjatë qëndrimit të tij në protestë, Korreshi u ndal te thirrjet e qytetarëve që kërkonin përgjegjësi penale për figura politike, duke u shprehur në mënyrë të përgjithshme se çdo rast korrupsioni duhet të hetohet dhe ndëshkohet nga drejtësia. Ai theksoi gjithashtu se përgjegjësia politike duhet të nisë nga drejtimi aktual i qeverisë, duke nënvizuar se ndryshimet politike duhet të shoqërohen me hapa të qartë institucionalë.

"E shoh gotën gjysmë bosh e gjysmë plot. Jam i mendimit që çdo i korruptuar duhet të shkojë në burg”, tha Korreshi, teksa ngriti më tej nevojën për një periudhë tranzitore me një qeveri teknike njëvjeçare e cila sipas tij do të garantojë një proces më të lirë zgjedhor, larg presioneve të administratës, strukturave të rendit apo ndikimeve të tjera.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij Korreshi i bëri thirrje forcave të rendit që të distancohen nga tensioni dhe të afrohen me qytetarët.

Pjesë nga fjala e Korreshit:

E shoh gotën gjysmë bosh e gjysmë plot. Jam i mendimit që çdo i korruptuar duhet të shkojë në burg. Por të iki njëherë Rama, pastaj të shohim dhe të bëjmë. Në protestë po dal si qytetar i thjeshtë.

Unë kam ku të dal si deputet, kam Kuvendin e Shqipërisë ku jam mandatuar si deputet. Sot jam si deputet i thjeshtë për të dëgjuar të gjithë hallet e qytetarëve. Shpresoj shumë që të ketë një qeveri teknike, e cila duhet të jetë njëvjeçare në gjykimin tim, në mënyrë që njerëzit të mos shkojnë vetëm për të votuar, por për të zgjedhur. Të mos ketë presion të administratës, policisë dhe grupeve kriminale dhe të mos ketë as falsifikime që ndodhin me diasporën.

I them policisë që ka ardhur koha që të dorëzohen, se janë edhe familjet e tyre në protestë. Kjo nuk është protestë politike, por protestë e shqiptarëve që kanë vite e vite që tërhiqen zvarrë. Ajo që ndodhi në Zvërnec nuk ishte tërheqje e një individi, por ishte tërheqje se si ky pushtet po i tërheq zvarrë gjithë shqiptarët.

Policët të dorëzojnë kapelen dhe të bëhen me këta njerëz. I bëj thirrje çdo njeriu që ka një farë pushteti të rrijë larg protestës, por vetëm të dëgjojë dhe të mos përçajë. I bëj thirrje të gjithë politikanëve dhe partive të vogla dhe të mëdha të rrinë larg, se kjo nuk është protestë politike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese