Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës së qytetarëve të zhvilluar përpara Kryeministrisë në ditën e 23-të të saj.
Salinji i cili prej muajsh tanimë është rreshtuar kundër mënyrës se si Partia Demokratike po drejtohet, ka qenë një ndër mbështetësit e kësaj proteste që në ditët e saj të para, ndryshe nga ish-kolegët e tij të selisë blu.
Në kët tubim ka qenë e pranishme edhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku si dhe figura të tjera të së djathtës. Siç kemi raportuar që më herët atyre iu është dhënë urdhër i prerë nga lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha që të jenë prezentë në protestat e qytetarëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por gjithashtu edhe largimin e kreut të së djathtës.
