32-vjeçari Florim Haxhidema mësohet se është qëlluar për vdekje nga 24-vjeçarja Arjeta Roshaj, e cila thuhet se ishte dhunuar nga viktima.
Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase të cilat bëjnë me dije se e reja ishte dhunuar fizikisht nga viktima përpara se të ndodhte tragjedia. Për rrjedhojë, dyshohet se ajo çka ka shkaktuar vrasjen e të riut është bërë dhuna që ky i fundit ka ushtruar ndaj të resë Arjeta Roshaj.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, ky është viktima Florim Haxhidema i cili u qëllua për vdekje nga Arjeta Roshaj.
Ashtu siç raportoi dhe newsbomb.al mëngjesin e kësaj të hëne, autori i ngjarjes fillimisht u raportua të kishte qenë babai i të resë shtetasi 48-vjeçar, Muhamet Begisholli i cili njëherazi thuhet se është dhe pronari i banesës në të cilën dyshohet se ka ndodhur ngjarja.
Por teksa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijm, u mësua se autorja e tragjedisë është 24-vjeçarja Arjeta Roshaj.
Po ashtu, burime për KlanKosova hedhin poshtë raportimet e bëra nga disa media ku shkruhet se 24-vjeçarja nuk ka qenë në repartin e Psikiatrisë në QKUK, ashtu siç është përmendur në media.
Hetimet për ngjarjen bëhet me dije se janë në vijm, ndërsa pritet të dalin detaje të reja.

