Hapësire reklamuese

Rajoni

E RËNDË në Shkup, i riu merr zvarrë me makinë nënën e tij, me plagë të rënda në trup 42-vjeçarja përfundon në spital

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË në Shkup, i riu merr zvarrë me makinë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Komunës së Petrovecit në Shkupi, ku një 24-vjeçar raportohet se ka tërhequr me makinën nënën e tij.

Sipas mediave vendase, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën që lamë pas, më 25 korrik, ku i riu thuhet se e kishte kapur nënën përmes dritares së mjetit të tij tip “Fiat” dhe e ka tërhequr trupin e saj për rreth 20 metra, pastaj është zhdukur nga vendngjarja.

Për pasojë të ngjarjes, nëna e të riut ka pësuar lëndime trupore dhe është nisur për të marrë mjekimin e nevojshëm në në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski“.

“Më 25.07.2026, në orën 20:30, në një fshat të Komunës së Petrovecit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.D. (24) nga një fshat i rajonit të Shkupit.

Ai dyshohet se rreth orës 18:50, në fshat, përmes dritares së hapur të automjetit të udhëtarëve „Fiat“ me targa të Shkupit, e kishte kapur nënën e tij 42-vjeçare dhe e kishte tërhequr me automjet rreth 20 metra, pas çka ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

 Gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe u dërgua në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski“ për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës” ka njoftuar Policia vendase.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese