Foto nga Franca
Kosova ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Francën, teksa ajo po përballet me zjarre apokaliptike.
Ka qenë ushtruesja e detyrrës së Presidentees Albulena Haxhiu, ajo e cila tha se autoritetet kosovare janë të gatshme të japin kontribut, brenda kapaciteteve të tyre shtetërore në operacionet për shuarjen e flakëve dhe kërkim-shpëtimin.
Haxhiu përmes një deklarate publike shprehu solidaritet me popullin francez dhe me ekipet e angazhuara në terren.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, u shpreh ajo.
Sondazh
Poll
