Vdekja e efektivit 35-vjeçar Shaban Hajdari, e cila dyshohet të jetë vetëvrasje, ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa ka lënë pas një plagë të pashërueshme për të gjithë njerëzit që e njohën ndër vite, në veçanti për familjen e tij.
Zemërthyer për humbjen e policit të NJRSh-së, ka reaguar dhe vëllai i tij, i cili përmes një postimi të bërë në rrjet emocionon me dedikimin.
“Ah bre Shaban, o krahu im i djathtë, pse më le” shkruan vëllai i efektivit që u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në varrezat e Morinës.
Ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ndarjes nga jeta në moshë të re të efektivit janë në vijim, referuar hetimeve të deritanishme, Policia e Kosovës dyshon se i riu i ka dhënë fund jetës së tij.
“Sipas veprimeve paraprake hetimore të ndërmarra nga Policia e Republikës së Shqipërisë, dyshohet se 35-vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri (pistoletë), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga autoritetet kompetente” njoftoi sot Policia.
Humbja e efektivit në një moshë të re ka lanë pas një plagë të pashërueshme për të gjithë njerëzit që patën mundësinë ta njihnin ndër vite. Reagime të shumta prekëse kanë “pushtuar” rrjetin gjatë ditës së sotme, në mesin e të cilave pikasen dhe dedikimet e bëra nga një pjesë e shoqërisë së tij.
Të pikëlluar për humbjen tragjike të të riut, një prej shokëve të tij ka emocionuar me dedikimin për efektivin, të cilin e kujton si një njeri me vlera dhe një zyrtar policor të përkushtuar, që punoi me ndershmëri dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës së Kosovës.
Reagimi i shokut të Shaban Hajdarit:
Lamtumirë, shoku ynë i dashur, Shaban Hajdari .
Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen tënde nga jeta. Humbëm një shok të mirë të shkollës, një njeri me vlera dhe një zyrtar policor të përkushtuar, i cili punoi me ndershmëri dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës së Kosovës.
Kontributi yt i palodhshëm për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i paharruar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajdari, kolegëve të Policisë së Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.
U prehsh në paqe, Shaban! Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

