Hapësire reklamuese

Rajoni

Tronditet Athina! Avokati i njohur grek qëllohet disa herë me çekiç në kokë në zyrën e tij, humb jetën

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Athina! Avokati i njohur grek qëllohet disa herë me
Avokati Stavros Georgiou

Avokati i njohur grek Stavros Georgiou u gjet i vrarë mbrëmjen e së martes në zyrën e tij në qendër të Athinës. Mediat greke shkruajnë se avokati mori goditje të shumta në kokë dhe gjoks me çekiç dhe mjete të forta.

Policia greke që në momentin e parë që panë vendin e ngjarjes, kuptuan se viktima ishte sulmuar brutalisht, kryesisht në kokë, nga ku kishte humbur shumë gjak dhe më pas ka ndërruar jetë.

Ndërsa sfidë për hetuesit ishte edhe indetifikimi i vrasësve, pasi në zyrën e avokatit nuk kishte kamera, ndërsa autori ose autorët i morën edhe telefonin celular dhe u larguan.

Ishin vajzat e tij, që në mungesë të komunikimet me babain e tyre, njoftuan policinë. Vajzat e tij binjake 16-vjeçare u përpoqën ta kontaktonin me telefon, por ai nuk u përgjigj thirrjeve të tyre.

Ndërsa orët kalonin pa asnjë komunikim, të miturit shkuan në zyrën e tij, ku ata vazhdimisht i binin ziles së derës pa marrë përgjigje . Zërat e tyre u dëgjuan nga një banor i pallatit, i cili njoftoi edhe administratorin e pallatit, i cili hapi derën e zyrës, brenda së cilës u konstatua krimi i rëndë.

Ndërsa autoritetet greke ende nuk kanë një pistë hetimi apo të dyshuar për këtë krim të rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese