Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ngjarja në Maqedoninë e Veriut, reagon Begaj, Spiropali dhe Meta: Pikëlluese, ngushëllime familjarëve

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarja në Maqedoninë e Veriut, reagon Begaj, Spiropali dhe Meta:
Pamje nga zjarri në lokalin e natës në RMV

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë reaguar për ngjarjen tronditëse që ndodhi në Maqedoninë e Veriut, ku një shpërthim në një culb nate shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Begaj shprehet se lutjet shkojnë për të lënduarit që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.

“Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.”-u shpreh Presidenti Begaj.

Spiropali thekson se lajmi është pikëllues ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve që humbën njerëzit e tyre të dashur.

“Pikëllues lajmi mbi tragjedinë e tmerrshme në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën disa dhjetra vajza e djem. Në këtë të dielë të trishtuar, jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Forcë e kurajë popullit dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në përballimin e kësaj fatkeqësie të madhe.”-shprehet Spiropali.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shpreh në emër të partisë së tij ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave.

"Me hidhërim dhe tronditje të thellë përcolla tragjedinë e madhe në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë ditë të rëndë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave për humbjet e mëdha dhe të pazëvendësueshme dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të mbijetuarve!
I përcjell Kryeministrit Hristijan Mickoski, autoriteteve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut fqinje dhe mike solidaritetin e plotë dhe qëndrojmë pranë tyre në këto momente të dhembshme."-shprehet Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese