Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

U vetaksidentua më 2 maj! Më shumë se një muaj në luftë me jetën, vdes në spital 50-vjeçari, Ramush Haradinaj reagon zemërthyer

Shkruar nga Newsbomb
U vetaksidentua më 2 maj! Më shumë se një muaj në
Ramush Haradinaj e Gazmend Alidema

Një vetaksidnet i ndodhur më 2 maj në Gjilan, pas më shumë se një muaj ka përfunduar në mënyrë tragjike pasi shoferi 50-vjeçar ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e djeshme në spital.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për shtetasin Gazmend Alidema i cili më 2 maj të këtij viti u përfshi në një aksident në rrugën “Lufta e Gjilanit”. Sipas hetimeve të kryera raportohet se Gazmendi kishte ndaluar automjetin BMW tip X6, mirëpo nuk e kishte siguruar siç duhej.

Kështu automjeti ka lëvizur sërish duke u përplasu kështu me një shtyllë elektrike, çka i shkaktoi shoferit plagë të rëndë trupore pasi ishte në tentativë për të dalë nga mjeti i tij.

Akoma më i rëndë mbetet fakti se aksidenti ka ndodhur më 2 maj, mirëpo Alidema e kishte raportuar atë më 6 maj, e pastaj ka mbërritur në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Fatkeqësisht, pas më shumë se një muaj në luftë me jetën, Alidema mbylli sytë në një nga spitalet e Maqedonisë së Veriut.

Ditën e djeshme në orën 13:00 bëhet me dije se familjarët kanë raportuar në Polici vdekjen e tij.

Në lidhje me humbjen e Alidemës ka reaguar zemërthyer dhe politikani i Kosovës Ramush Haradinaj i cili e kujton Gazmend si një njeri të qeshur, djalë të sjellshëm e njeri model për gjeneratat e reja.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës. 

Reagimi  i Ramush Haradinajt:

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të afaristit gjilanas, Gazmend Alidemaj.

Gazin e njoha prej vitesh. Një djalë i sjellshëm e i suksesshëm, model për gjeneratat e reja.

Ngushëllime familjes Alidemaj dhe gjithë atyre që e njohën.

U prehsh në paqe, Gaz!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese